Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në komunikacion janë shqiptuar 2,619 gjoba trafiku. Ndërkohë, policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje.




