Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se paraliza politike ka marrë fund.
Ai ka vlerësuar se një qeveri funksionale është thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për zhbllokimin e mbështetjes financiare, duke shtuar se Kosova i përket familjes së BE-së.




