Shkumbin Istrefi ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e aktorit të njohur Fatmir Spahiu në listën e propozimit të Qeverisë për Ministër të Kulturës.
Istrefi tha se kishte mirëpritur kandidimin e Spahiut në ofertat e mëparshme qeveritare, edhe pse ishte e qartë se ato nuk do të miratoheshin.
Ai vlerësoi pranimin e ofertës nga Spahiu si një akt të guximshëm dhe kritikoi ashpër përdorimin joetik të reputacionit të aktorit.
Istrefi theksoi se Fatmiri do të mbetet artist me vlera të përjetshme, ndërsa politika vazhdon të jetë e papastër dhe se duhet që të mbahet larg saj.




