Menaxhmenti i N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A., në bashkëpunim me punëtorët dhe sindikatën, ka arritur dakordim për vazhdimin e rregullt të punës dhe shërbimit të transportit publik në Prishtinë.
Ndërmarrja mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenien e punonjësve, duke diskutuar konkretisht kërkesat e tyre gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.
Menaxhmenti vlerëson angazhimin e punonjësve dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe besimin e vazhdueshëm.




