Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2026, duke theksuar se katër deri pesë ministra nuk kanë buxhet të paraparë.
Ai kundërshtoi gjithashtu propozimin e Vetëvendosjes për shqyrtim të shpejtë, duke kërkuar tre-katër ditë për analizë nga deputetët dhe duke nënvizuar rëndësinë e prezencës së kryeministrit gjatë debatit.
Abdixhiku theksoi nevojën për seriozitet dhe përputhshmëri të dokumentit me qeverinë dhe komunat e vendit.




