Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër vetura.
Sipas informacioneve fillestare, si pasojë e përplasjes shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga njësitet përkatëse të trafikut në kuadër të Policisë së Kosovës.




