Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një marsh që mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në shenjë mbështetjeje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti u shpreh: “Të dashur vëllezër e motra, ju ftoj që të marshojmë së bashku për ‘Drejtësi, jo politikë’.” Marshimi do të fillojë në orën 14:00 në Sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë.
Platforma organizuese “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës që t’i bashkohen këtij eventi paqësor, si shenjë kërkese për drejtësi të paanshme për ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.




