Policia e Fushë Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të ndodhur më 5 shkurt 2026 në rrugën “Çajupi”, në një market në këtë qytet.
Sipas njoftimit, nën kërcënimin e një thike ishte grabitur një shumë parash.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin B.M., 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




