Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim policor.
I mituri ishte i dënuar me tri (3) vjet masë institucionale edukative për veprën penale ‘dhunim’.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur sipas vendimit gjyqësor.




