Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për energjinë për muajin dhjetor 2025, ku evidentohet rritje e ndjeshme e prodhimit nga hidrocentralet.
Sipas raportit, prodhimi bruto i energjisë nga hidrocentralet arriti në 27.840 MWh, duke shënuar rritje prej 88,74% krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 932,28 GWh, ose 3,64% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ndërsa konsumi u rrit për 5,83%. Pjesëmarrja e energjisë alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 9,81%.
Gjatë kësaj periudhe, importi i energjisë elektrike arriti në 435,66 GWh, ndërsa eksporti në 161,82 GWh.
Në anën tjetër, prodhimi i thëngjillit shënoi rënie, duke arritur në rreth 678.541 mijë ton, ose 13,40% më pak krahasuar me dhjetorin 2024.




