Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka paraqitur deklaratën përfundimtare duke kundërshtuar akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Ajo tha se aktakuza mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” dhe se një prokuror i përgjegjshëm nuk do ta kishte ngritur një çështje të tillë.
Sipas saj, Prokuroria ka tërhequr pretendimin se Krasniqi kishte vizituar një dhomë ndalimi në Malishevë, duke theksuar se nuk ekziston asnjë dëshmitar që e akuzon atë për rrahje, keqtrajtim apo torturë.
Alagendra akuzoi ZPS-në për përzgjedhje selektive të provave dhe injorim të dëshmive që nuk i përshtaten akuzës, duke shtuar se aktakuza do të duhej të ishte tërhequr.




