Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka bërë të ditur se incidenti i ndodhur të enjten mbrëma mes gazetarit Berat Buzhala dhe publicistit Albatros Rexhaj nuk përfshinte kontakt fizik.
Fevziu tha se gjatë një pauze, të dy protagonistët u pajtuan dhe i dhanë dorën njëri-tjetrit, duke treguar se situata u qetësua shpejt dhe pa ndonjë konflikt fizik.




