Për të koordinuar përgjegjësitë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar një takim me kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe.
Gjatë takimit, ai dëgjoi me kujdes sfidat dhe nevojat e secilës komunë.
Qeveria në përgjithësi, dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në veçanti, janë të gatshme të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për zgjidhjen e çështjeve që ndikojnë direkt në qytetarë.
Ky takim është pjesë e një platforme më të gjerë komunikimi dhe koordinimi, që përfshin 38 komuna, duke forcuar bashkëpunimin mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Takimet e ardhshme do të zhvillohen me agjenda konkrete dhe të detajuara, në shërbim të interesit më të mirë të qytetarëve të Republikës.




