Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, ku në rend dite është shqyrtimi i projektligjit për Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet në orën 12:00. Komisioni do të trajtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian për aranzhimet e zbatimit të përkrahjes në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje.
Ky projektligj kishte mbetur pa u miratuar për shkak të një bllokade politike rreth njëvjeçare.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova pritet të përfitojë 882 milionë euro mbështetje financiare.




