Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 15:00 për të shqyrtuar pesë marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026.
Ndër të tjera, në rend është marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për programin e zhvillimit fiskal dhe konkurrueshmërisë, në vlerë 90.3 milionë euro, si dhe marrëveshje të tjera me Bashkimin Evropian dhe projekte për shëndetësi e edukim.




