Kuvendi i Kosovës miratoi me 103 vota pro Marrëveshjen e Financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, mes Kosovës dhe Bankës Botërore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se marrëveshja siguron 90.3 milionë euro financim me normë interesi 0%, me fillim të kthimit pas gjashtë vjetësh.
Ky fond do të disbursohet pas përmbushjes së paketës së reformave dhe ligjeve të parashikuara.
Murati theksoi se përmbushja e detyrimeve nga shteti i Kosovës ndaj Bankës Botërore ka mundësuar këtë financim, ndërsa ratifikimi në Kuvend e bën efektivë përdorimin e tij.




