Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një deklarate në Facebook, duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta trajtojë çështjen e drejtësisë në mënyrë të plotë dhe jo selektive.
LDK shprehet se mbështet gjykime të drejta dhe të paanshme për çdo qytetar, por kërkon që çdo rezolutë të përfshijë edhe obligimin për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pazbardhura pas luftës, përfshirë ato me motive politike.
Sipas kësaj partie, drejtësia ose vlen për të gjithë, ose humbet legjitimitetin. LDK thekson se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat dhe procese të paanshme në përputhje me parimet e shtetit ligjor.




