Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca gjyqësore me paraqitjen e deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.
Avokati Eric Tully po paraqet fjalën përfundimtare në emër të Selimit, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Një ditë më parë, avokati mbrojtës Geoffrey Roberts kundërshtoi pretendimet për emërime të personave të caktuar nga Selimi gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara.
Ai theksoi se klienti i tij është i pafajshëm dhe kërkoi që ai të shpallet i tillë nga trupi gjykues.




