Pas 15 viteve, Mimoza Kusari rikthehet në krye të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, duke marrë detyrën zyrtarisht nga Rozeta Hajdari.
Kusari premton politika mbështetëse për sektorin privat dhe start-up-et, fuqizimin ekonomik të grave, promovimin e produkteve “Made in Kosova” dhe rritjen e eksportit.
Një fokus i veçantë do të jetë edhe ekonomia qarkore dhe praktikat miqësore mjedisore.
Ajo thekson rëndësinë e të rinjve dhe inovacionit si motor zhvillimi dhe vlerëson dialogun publiko-privat si rrugë drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të suksesshme.




