Organizatorët e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë” kanë shprehur mirënjohje të veçantë për Shoqatën e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren, për pritjen dhe mbështetjen e dhënë në prag të aktivitetit që do të mbahet më 17 shkurt.
Sipas tyre, përkrahja nga komuniteti i zejtarëve dhe afaristëve tregon se kjo nismë po gjen mbështetje të gjerë qytetare, në funksion të kërkesës për drejtësi, dinjitet dhe respektim të vlerave të luftës çlirimtare.
Organizatorët kanë falënderuar shoqatën për solidaritetin dhe angazhimin, duke bërë thirrje që më 17 shkurt qytetarët të marshojnë së bashku.




