Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se pas miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, kryeministri Albin Kurti është i gatshëm të ulet me partitë politike për të diskutuar zgjedhjen e presidentit/es të ri.
Ky hap vjen pas përfundimit të tre çështjeve emergjente dhe është pjesë e procesit për dakordësimin politik në skenën vendore.




