Policia e Korçës kreu operacionin e koduar “Zëmblaku”, duke arrestuar tre persona: A. C., 36 vjeç, A. H., 44 vjeç, dhe P. Gj., 34 vjeç. Gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Zëmblak dhe automjete, u sekuestruan kokainë, cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë, një DVR dhe një shumë parash.
Sipas policisë, A. C. dyshohet për shitje, A. H. për transport, dhe P. Gj. për porositje të lëndës narkotike. Materialet u dorëzuan në Prokurorinë e Korçës për hetime të mëtejshme.




