Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike e Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokuroria e Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës, ka realizuar një operacion në Podujevë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim kartelash bankare dhe vjedhje identiteti.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 2 laptopë, 3 telefona, kartëmonedha imituese dhe 3 pistoleta me gaz.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa provat janë marrë për hetime të mëtejshme.




