Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, vizitoi Komunën e Prizrenit, ku u prit nga kryetari Shaqir Totaj, i cili shprehu mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Totaj e ftoi qytetin e Prizrenit dhe gjithë Kosovën të marrin pjesë masivisht në marsh, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët.
Hoxha falënderoi Komunën për përkrahjen dhe theksoi se kjo kauzë ka mbështetje të gjerë qytetare, që tejkalon dallimet politike.
Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë ata që mbështesin këtë ngjarje, duke e shndërruar në një kauzë gjithëpërfshirëse për drejtësinë dhe së vërtetën historike.




