Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, e cila do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 11:30.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të nderohen individë dhe bashkëpunëtorë që kanë kontribuar në arritjet dhe sukseset e universitetit ndër vite, si dhe partnerë e miq të institucionit.
Si institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend, Universiteti i Prishtinës ka përgatitur mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe shoqëror në Kosovë.




