Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka njoftuar mbështetjen e saj për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë, organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Ajo do të jetë njëra nga folëset, duke theksuar se është detyrë morale të marshojë për të vërtetën dhe drejtësinë e mohuar të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.




