Anita Haradinaj ka sqaruar se bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, gëzon shëndet të plotë, duke hedhur poshtë aludimet për probleme shëndetësore.
Ajo ka bërë të ditur se humbja e tij në peshë lidhet me një sfidë sportive, pasi ai po përgatitet për ngjitjen në një maje të lartë dhe po ndjek një regjim ushqimor të përshtatur për këtë qëllim.
Haradinaj foli gjithashtu për angazhimet politike të bashkëshortit, duke theksuar se pavarësisht mungesës në jetën familjare për shkak të detyrimeve publike, kontributi i tij në politikë do të mbetet i vlerësuar.




