Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar për një grabitje që ndodhi më 5 shkurt 2026 në rrugën “Çajupi” në Fushë Kosovë, ku nën kërcënimin e armës (thikë) u vodh një shumë parash nga një market.
Pas veprimeve hetimore dhe operacioneve policore, autoritetet identifikuan dhe arrestuan të dyshuarin B.M., 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.




