Avokati Ardian Bajraktari tha se faza përmbyllëse e gjyqit ndaj katër ish-anëtarëve të UÇK-së në Hagë është vendimtare për drejtësinë dhe historinë e luftës çlirimtare.
Ai vlerëson se provat e mbrojtjes ishin të besueshme, ndërsa ato të Prokurorisë jo të mjaftueshme dhe shpesh të njëanshme.
Bajraktari thekson se pritshmëria legjitime në fund të këtij procesi është një vendim i drejtë, që nënkupton shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e katërshes së UÇK-së.




