Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 17 Shkurtit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ajo ka theksuar se do të jetë e pranishme bashkë me Arbërin dhe Diellin, duke theksuar se liria e Kosovës nuk është narrativë politike, por sakrificë dhe amanet.
Çitaku ka ftuar qytetarët që të bashkohen në ora 14:00, me mesazhin “Drejtësi, jo politikë”, për të mbrojtur historinë dhe të vërtetën. 🇽🇰




