Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas një operacioni të zhvilluar në tri lokacione në Podujevë, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare dhe vepra të tjera kibernetike.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy laptopë, tre telefona mobilë, kartëmonedha imituese dhe tri pistoleta me gaz me 17 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.




