Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka shprehur shqetësime për gjendjen politike dhe institucionale të vendit në prag të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Hamiti vlerëson se qytetarët presin këtë përvjetor me gëzim, por thekson se festimi shoqërohet me sfida serioze për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit. Ai përmend periudhën e dy viteve e gjysmë nën sanksione të BE-së dhe pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA-të që nga shtatori i vitit të kaluar.
Sipas Hamitit, këto zhvillime lidhen me udhëheqjen aktuale politike, duke theksuar se viti 2025 ishte i karakterizuar nga paralizë institucionale dhe i humbur për konsolidimin e shtetit.
Ai shprehet se situata ka ndikuar negativisht në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në jetën politike dhe institucionale të vendit, pikërisht në një moment kur vendi do të duhej të shënonte përparim dhe stabilitet.




