Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë, Hans-George Engelke.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimin ekonomik, progresin demokratik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e sigurisë dhe luftës kundër krimit.
Po ashtu, u theksua zgjidhja e statusit të qytetarëve kosovarë në diasporë, duke e eliminur statusin e shtetasve të Serbisë.




