Aktorja Priyanka Chopra ka bërë të ditur se ka angazhuar truproja për të parandaluar filmimet pa pëlqimin e saj, sidomos kur ndodhet me vajzën e saj të vogël.
Chopra, e martuar me këngëtarin Nick Jonas, theksoi se nuk ka problem të takohet me fansat apo të realizojë fotografi me ta, por shqetësohet kur njerëzit e filmojnë fshehurazi dhe publikojnë videot në rrjete sociale.
Sipas saj, masat e sigurisë janë ndërmarrë kryesisht për të mbrojtur privatësinë e vajzës së tyre, Malti.
Aktorja foli edhe për raportin e saj me famën, duke e përshkruar si një marrëdhënie “shtytje-tërheqje” mes jetës publike dhe asaj private.
Ndërkohë, Jonas ka treguar më herët për periudhën e vështirë pas lindjes së vajzës së tyre në vitin 2022, kur ajo qëndroi për disa javë në kujdes intensiv për shkak të lindjes së parakohshme.




