Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka reaguar pas mosvotimit të Rezolutës së propozuar nga PDK-ja në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se situata u shfrytëzua politikisht për të goditur LDK-në, pasi partia ishte e gatshme të mbështeste rezolutën nëse do të përfshihej edhe amendamenti i saj.
Quni theksoi se LDK-ja kërkoi që rezoluta të ishte gjithëpërfshirëse, duke siguruar drejtësi të plotë për të gjitha viktimat e periudhës së luftës dhe duke forcuar parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit.
Sipas tij, propozimi i LDK-së nuk gjeti përkrahjen e partive të tjera parlamentare, megjithatë qëndrimi i partisë mbetet i fokusuar te drejtësia dhe zbardhja e së vërtetës për të gjitha viktimat.




