Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të menaxhmentit të Radio Televizioni i Kosovës për të mos vazhduar kontratat e gazetareve Hana Marteti dhe Edina Avdiu.
Sipas AGK-së, mosvazhdimi i angazhimit të tyre lidhet me punën profesionale dhe refuzimin për t’iu nënshtruar presioneve në raportim. Në reagim thuhet se vendimi mban shenja të një veprimi të planifikuar dhe hakmarrës, duke përmendur edhe faktin se menaxhmenti ka qenë në dijeni për shtatzëninë e njërës prej gazetareve.
AGK ka shprehur solidaritet me gazetaret dhe ka bërë të ditur se do t’u ofrojë mbështetje ligjore për ta sfiduar vendimin.




