Në një ceremoni solemne të organizuar në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT, u nda “Dekorata Jetësore e Nderit” për Familja Jashari, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tyre në luftën për liri dhe pavarësi.
Dekorata iu dorëzua Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes, duke e shndërruar këtë moment në një akt të veçantë nderimi institucional dhe respekti ndaj historisë.
Ky vlerësim thekson përkushtimin e UBT-së për të promovuar vlerat kombëtare, historinë dhe identitetin shtetëror, si dhe për të edukuar brezat e rinj me frymën e sakrificës dhe përgjegjësisë qytetare.




