Kolonel Federico Mora, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, priti fëmijët e një institucioni arsimor lokal në Camp Villaggio Italia në Pejë.
Ata morën pjesë në ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit.
Pas ceremonisë, fëmijët, të shoqëruar nga mësuesit dhe stafi i RC-W, vizituan një ekspozitë të automjeteve ushtarake dhe morën pjesë në aktivitete lojrash me ushtarët e kontingjentit shumëkombësh.
Si kujtim të vizitës, ata u dhuruan pajisje përkujtimore.
Ky aktivitet ofroi mundësinë për të prezantuar fëmijët me vlerat e paqes, dialogut dhe neutralitetit, të cilat udhëheqin misionin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për komunitetet që jetojnë në Kosovë.




