Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj ka nisur sot fushatën vetëdijësuese për sigurinë në trafik me moton: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”
Fushata, që do të zgjasë deri më 28 shkurt 2026, synon të rrisë ndërgjegjësimin e shoferëve për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Aktivitetet përfshijnë shpërndarjen e fletushkave, ligjërata për studentë dhe nxënës, si dhe bashkëpunim me OJQ “Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt”.
Nga 1 marsi 2026, Policia Rajonale do të aplikojë masa të shtuara për kundërvajtësit, veçanërisht për tejkalim të shpejtësisë.
Fokusi mbetet përgjegjësia e përbashkët: respektimi i rregullave në trafik shpëton jetë.




