Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Nenin 31 të Projektbuxhetit për vitin 2026, duke theksuar se përmbajtja e tij është antikushtetuese.
Sipas Grudës, dispozita për shtesën prej 0.5% për përvojën e punës së shërbyesve civilë nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur se pagesat duhet të fillojnë nga data e aktgjykimit dhe jo nga 1 janari.
Ai i ka kërkuar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, të bëjë ndryshimin e nevojshëm në ligj, për të shmangur shkeljen e të drejtave të punonjësve civilë dhe ngarkimin e panevojshëm të buxhetit.
Gruda paralajmëroi se në rast të moszbatimit, shërbyesit civilë mund të drejtohen në gjykata për të kërkuar pagesat e prapambetura dhe interesin përkatës.




