Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vlerësuar si fillim të mbarë të javës dhe hap të rëndësishëm miratimin në lexim të parë të Buxhetit për vitin 2026, me vlerë prej 4 miliardë eurosh, nga Kuvendi i Kosovës.
“Ky është një hap i rëndësishëm, pasi i hap rrugë leximit të dytë dhe realizimit të shërbimeve dhe projekteve që ky buxhet mbështet.
Siç u theksua edhe gjatë debatit parlamentar, këto projekte synojnë të forcojnë sigurinë dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Republikës.
Faleminderit deputetëve për angazhimin, kontributin në debat dhe votën e dhënë në këtë seancë,” ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetët vendosën që leximi i dytë i buxhetit të mbahet të premten në orën 11:00.




