Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me ceremoni zyrtare kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ceremonia e pritjes u zhvillua sipas protokollit shtetëror, ndërsa gjatë vizitës pritet të diskutohen çështje me interes të përbashkët dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.