Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kundërshtuar deklaratat e gjeneralit serb Milan Mojsilović, i cili e cilësoi Forca e Sigurisë së Kosovës si kërcënim për serbët në Kosovë.
Maqedonci tha se FSK është forcë profesionale, me mandat për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve. Sipas tij, modernizimi i ushtrisë është e drejtë legjitime e çdo shteti dhe nuk ka karakter kërcënues.




