Prokuroria Speciale ka ndaluar një person për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, V.N., do të mbahet për 48 orë.
Veprimet e ndërmarra janë pas grumbullimit të provave dhe informacionit fillestar, në përputhje me ligjin dhe Kodin e Procedurës Penale.
Rasti po trajtohet në koordinim me Policinë e Kosovës, ndërsa detaje të mëtejshme nuk janë bërë publike.




