Si pasojë e reshjeve të shiut në Njësinë e Malishevës, konkretisht në stacionin e pompave në fshatin Banjë, është rritur niveli i turbullirës në ujë.
Për shkak të kësaj gjendjeje, uji aktualisht nuk rekomandohet për konsum deri në një njoftim të ri nga kompania përgjegjëse.
Zonat e prekura janë: Malishevë, Banjë, Carralluk dhe rruga “Imer Krasniqi” në Mirushë.
Ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e cilësisë së ujit sipas standardeve, ndërsa qytetarët falënderohen për mirëkuptimin.




