Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një grup nxënësish të klasave I–V nga Shkolla Fillore “Liria” në Uglar dhe Shkolla Fillore “Sadullah Brestovci” në Gjilan vizituan Stacionin Policor në Gjilan.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me organizimin, funksionimin dhe misionin e Policisë së Kosovës, pajisjet dhe procedurat e punës policore.
Ata morën këshilla praktike për sigurinë në shkollë, rrugë, familje dhe hapësira publike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, shkollës dhe komunitetit.
Policia e Kosovës po vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e brezave të rinj mbi sigurinë dhe respektimin e ligjit.




