Nga përgatitjet e kryera nga Perparim Rama dhe ekipet përkatëse, është bërë e ditur se më 17 shkurt 2026, parkimi në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i rezervuar për autobusët e pjesëmarrësve të marshit solidarizues “Drejtësi, jo politikë”.
Njoftimi i Prishtina Parking sqaron se kjo masë synon të lehtësojë organizimin dhe rrjedhshmërinë e aktivitetit, duke siguruar hapësira të dedikuara për transportin e pjesëmarrësve.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin hapësira alternative për parkim gjatë kohës së zhvillimit të marshit.




