Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilani, me autorizim të Prokuroria Themelore në Gjilan, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.
Autoritetet bëjnë të ditur se kërkesa po përsëritet, pasi në njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë e të dyshuarve, ndërsa tashmë, me autorizim të Prokurorisë, është lejuar edhe publikimi i videos me qëllim lehtësimin e identifikimit të tyre.
Çdo informacion lidhur me rastin mund të raportohet në numrin 192 ose 0800 19 999, përmes emailit [email protected], si dhe në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.




