Drejtoria Rajonale e Policia në Pejë i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugën Pejë-Rugovë.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, rritet rreziku i shembjeve të gurëve, gjë që mund të shkaktojë dëme materiale ose lëndime.
Policia apelon për përgjegjshmëri dhe respektimin e masave të sigurisë për të shmangur aksidentet, duke siguruar se mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së qytetarëve.




