Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Gjithashtu, Presidenti Trump ka shprehur gatishmërinë e SHBA-ve për të zgjeruar partneritetin ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e rritjes së tregtisë dhe investimeve për të avancuar prosperitetin e përbashkët. Ai ka theksuar se SHBA janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit global.
Në fund, Trump ka falënderuar Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetje ndaj përpjekjeve amerikane për paqe, duke mirëpritur gjithashtu anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, një iniciativë që synon forcimin e sigurisë dhe begatisë globale.




